Vendosni fjalën kyçe....

Plagosën me mjet prerës një 20-vjeçar, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin


Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme mes 3 personave në Kurbin. Në përplasje janë përfshirë dy vëllezërit Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç të cilët kanë plagosur me tikë 20 vjeçarin E.K.

Dy vëllzërit,  ishin fqinj me të riun, ku i kanë shkuar në banesë dhe e kanë plagosur me thikë.

Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa 2 vëllezërit janë arrestuar nga policia për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Jozef Caku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Jolici, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, njofton policia.