Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet orët e para të mëngjesit makina luksoze në Tiranë


Një makinë është shrumbuar në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Allias rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa sipas policisë nga zjarri nag vetëm dëme materiale.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Makina e tipit ‘Mercedes-Benz GLE’ e djegur rezulton se i përket një personazhi të njohur në TIkTok, Kozakut.

Vetë ai përmes një postimi shkruan se nëse policia nuk i gjen autorët, do e bëjë ai vetë.