Dallgë të çuditshme e shkumëzuese u panë duke u vërshuar mbi plazhe në formën e një cunami të vogël, duke thyer pengesat dhe duke shkaktuar përmbytje në gjithë zonën e banimit pranë bregdetit në Soçit, një qytet rus në brigjet e Detit të Zi.
Sipas Mnistrisë së Energjisë, rreth dy milionë njerëz mbetën pa energji në bregun e Detit të Zi të Rusisë pas stuhisë Bettina.
Shkollat dhe spitalet u urdhëruan të mbylleshin përkohësisht, pasi furnizimi me ujë dhe ngrohja u ndërprenë. Disa rajone në të gjithë Krimenë shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
Greqia, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Ukraina gjithashtu raportuan dëme nga stuhia.