Vendosni fjalën kyçe....

Derbi i kryeqytetit përfundon në paqe


Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit përfundoi në “paqe”.

Edhe pse nisja nuk qe aq e paqtë në fillim me tensionet në tifozeri, skuadrat ndanë nga një pikë me sfidën që përundoi me rezultatin 1-1.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të nga Florent Hasani që i dha avantazhin Tiranës rezultat që u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutën e 79-të, Keko barazoi shifrat në 1-1 dhe riktheu balancat e derbit.

Derbi ishte i hapur deri në fund, me raste nga të dyja krahët, por nuk pati fitues.