Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli ultimatum udhëheqësve të Hamasit: Dorëzohuni ose vdisni


Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim për udhëheqësit e Hamasit në lagjen Shijaiyah të qytetit të Gazës, duke thënë se ata do të vriten nëse nuk dorëzohen.

Zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, nënkoloneli Avichay Adraee, shkroi në X (ish-Twitter): “Ky është një paralajmërim i fundit. Ju jeni të gjithë objektiva”.

Postimit ai i ka bashkangjitur një foto të komandantëve të batalionit Shijaiyah, i cili sipas IDF-së vepron në lagjen me të njëjtin emër në qytetin e Gazës.

“IDF do të punojë me forcë ekstreme në lagje për të çmontuar infrastrukturën terroriste të Hamasit”, “ju keni dy mundësi: të dorëzoheni dhe të lini armët, ose të përballeni me një fat të ngjashëm me atë të Wissam Farhat,” tha Adraee, duke iu referuar komandanti i batalionit i vrarë dje në një sulm ajror izraelit.