Kryeministrja e Italisë, Giorga Meloni, ka shkuar sot (3 Dhjetor) në Serbi për vizitë zyrtare ku do të pritet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Kjo është vizita e parë në Serbi që kur ajo mori postin si kryeministre e Italisë.
Sipas raportimeve në orën 14:15 (me orën lokale) para Pallatit “Serbia” është caktuar një pritje formale dhe më pas takimi mes tyre.
Sipas Vuçiç, temë bisede mes tyre do të jenë edhe negociatat Kosovë-Serbi, si dhe “bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve dhe marrëdhëniet ekonomike”.
Vuçiç kishte pretenduar se “vizita e Melonit është e rëndësishme për marrëdhëniet tona politike dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse Italia është partneri i dytë më i rëndësishëm i Serbisë në Bashkimin Europian dhe në përgjithësi, partneri i tretë më i rëndësishëm i Serbisë”.