Vendosni fjalën kyçe....

Policia rrugore rrit kontrollet në të gjithë vendin, ministri Balla zbardh bilancin e ndëshkimeve


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se janë rritur kontrollet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin.

Nëpërmjet një reagimi, Balla thotë se duke vendosur gjoba të shumta ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

 

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

👮‍♂️👮🚔 Policia Rrugore ka rritur kontrollet në gjithë territorin e vendit. Janë ndaluar nga Policia e Shtetit:

⭕️ 6 persona për drejtim mjeti nën ndikim alkooli;

⭕️ 8 persona pa leje drejtimi mjeti;

⭕️ 4 persona për aksidente rrugore; dhe

⭕️ 4 persona të tjerë për “korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë.

Në zbatim të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i xhamave të zinj, Policia Rrugore ka dhënë:

⛔️13583 masa të ndryshme;

⛔️ 54 masa për pezullim të lejedrejtimit;

⛔️ 24 automjete të bllokuara.

Ndërkohë nxis qytetarët dhe mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.