Vendosni fjalën kyçe....

Rama pret homologun portugez, diskutime mbi projektet digjitale dhe Inteligjencën Artificiale


Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, homologun portugez António Costa.

Rama shkruan se me Costa-n kanë diksutuar edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona.

Ai shton se është diskutuar dhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama.