Vendosni fjalën kyçe....

Tare: Menaxhimi nga Fondi i Parkut të Butrintit nuk është në favor të shtetit shqiptar, i nxjerr vetë 2 mln euro në vit


Ish-drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare deklaroi në Report TV se dhënia e Parkut Kombëtar të Butrintit për t’u menaxhuar nga fondi shqiptaro-amerikan AADF është një rast unikal për trashëgiminë botërore të UNECSO-s dhe nuk është në favor të shtetit shqiptar.

Auron Tare tha më tej se forma e menaxhimit që ka pasur më parë Parku i Butrintit është e duhura pasi nuk ka nevojë për investime të mëdha.

Sipas Tares vet parku nxjerr rreth 2 mln euro në vit.

Më tej, Tare u shpreh se integriteti shkencor i qendrës është prekur, e se aktualisht ka ndërtime me ose pa leje.

‘Aktualisht sot që flasim aty ka ndërtime me apo pa leje kjo mbetet për tu parë nga institucionet zyrtare. Ky është kërcënimi fizik. Kërcënimi tjetër është ai shkencor dhe intelektual. Njerëzit që po merren dhe do të merren me Butrintin në të ardhmen janë njerëz që nuk shohin për interes të shtetit shqiptar dhe interesave shkencore të vërtetuar nga shkolla arkeologjike shqiptare.

Butrinti ka nevojë përkujdesje dashuri dhe respekt dhe për shumë pak para. Forma që ka pasur ku përditë merreshin me punë të vogla ka qenë formati më i saktë i mundshëm. Butrinti ka nevojë për shumë pak fonde, për një balancim të numrit të vizitorëve dhe format më të larmishme të administrimit të saj pa prekur integritetin e qendrës. Sapo ky fondi shqiptaro-amerikan që kërkon të menaxhojë Butrintin, integriteti shkencor i kësaj qendre është prekur dhe do të preket në të ardhmen. Kemi pasur përplase të mëdha për integritetin shkencor.

Të gjithë çështjet shkencorë arkeologjike botime të gjitha do të bëhen nga fondi shqiptaro-amerikan. Do të ketë ‘shërbëtorë’ shqiptarë aty brenda, por jo shkolla arkeologjike shqiptare. Nuk do të ketë më vendimmarrje në të mirën publike, për interesa të caktuara. Kemi një ligj të porositur për të marrë Butrintin nga ky grup. Por mesa duket kemi këndvështrime të ndryshme. Është një formë e cila nuk është bërë në asnjë formë tjetër.  

Ky është një rast unikal për trashëgiminë botërore të UNESO-s. Asnjë shtet nuk ka marrë një mënyrë të tillë menaxhimi kur i jepet një fondi privat. Është një fond që ka dhënë donacione. Nuk ka pse shtet shqiptar të japë. Ka të ardhura. Butrinti sot bën 2 mln euro në vit, çfarë nevojë ka. Nuk ka nevojë Butrinti për fonde të huaja. Çfarë do të bësh në Butrint me aq fonde sa diskutohen.

Nuk ka asnjë rast të ngjashëm të botë. U diskutua disa herë jo Luvri jo Koloesou por doli që ishin të kontrolluar nga institucionet shtetërore. Në asnjë park Kombëtar amerikan nuk ka menaxhim nga një agjenci private. Dhe rasti i fundit i debatit mes Anglisë dhe Greqisë tregon se sa sensitive janë shtete e tjera për këtë çështje. Që brezat e ardhshme mos të na mallkojnë duhet patjetër që shteti të mbajë kontrollin e qendrave të saja arkeologjike. Nëse shteti e ka bërë punën mirë, pse nuk ka mbajtur përgjegjësi askush. Pse nuk paska 10 shqiptarë të edukuar jashtë që të vijë një drejtor i Butrintit nga Peruja, kjo është jo vetëm qesharake, por është një ofendim i inteligjencës shqiptare. Kjo është një ofendim për shtetin”- tha Tare.

Auron Tare ka shpresë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim në favor të shtetit shqiptar.

“Ka mënyra dhe forma të tjera për ta ndjekur. Mendoj se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim në favor të shtetit shqiptar. Nëse UNESCO do të dalë me një raport kritik dhe nuk respektohet në bazë të UNESCO të heq nga lista e trashëgimisë. UNESC-o të largon nga lista e pasurisë botërore, nëse ka vendime të tilla për të dalë nga lista shohim më tej”- tha Tare.