Vendosni fjalën kyçe....

15,500 viktima nga sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë


Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15,523 që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze.

Numri i të plagosurve gjatë të njëjtës periudhë është rritur në 41,316, shtoi Al-Qedra.

Për numrin e personelit të vrarë të kujdesit shëndetësor, al-Qedra konfirmoi se gjithsej ishte 281, me qindra të plagosur. Po ashtu, 56 ambulanca dhe po aq objekte shëndetësore janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 20 spitale janë jashtë shërbimit, së bashku me 46 qendra të kujdesit parësor, shtoi ai.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1200 nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit.