Vendosni fjalën kyçe....

Bonusi i fundvitit për pensionistët, drejtori i ISSH: Mund ta tërheqin deri në datën 31 dhjetor


Sot (4 dhjetor) nis shpërndarja e bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët në të gjithë vendin. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh se të gjithë pensionistët duke nisur nga sot, kanë mundësi që të paraqiten pranë Postës Shqiptare për të tërhequr bonuesin e fundvitit.

Konkretisht, përfitues të bonusit janë:

Pension pleqërie, 585 mijë persona

Ish-minatorë: 2172 persona

Pension të parakohshëm: 6053 persona përfitues

Gjithashtu, naftëtarët, metalurgët, ish-minatorët dhe invalidët e luftës kanë të drejtë të marrin bonusin e fundvitit që shpërndahet deri në datën 31 dhjetor.