Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet për defekt në rrjetin elektrik, merr flakë hoteli në Devoll


Një hotel në zonën e Vranishtit në Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar dhe raportohen vetëm dëme materiale. Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga rrjeti elektrik.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.