Elon Musk ka prezantuar aftësitë mbrojtëse të modelit të ri Cybertruck 2.
Në një video të shfaqur në rrjetet sociale duket modeli i ri që u nënshtrohet disa provave.
Aty ku tregohen prapaskenat e provave të bëra, makina goditet nga disa lloje armësh me kalibra të ndryshëm duke i përballuar të gjitha me sukses.
Sipërfaqja e jashtë e makinës përbëhet nga një ekoskelet i ri me përbërje që valëzon dhe shpërndan energjinë e goditjes nga armët duke e bërë të padepërtueshëm.