Vendosni fjalën kyçe....

“Hapet çantën”, “E kalova në skaner, as bëhet llaf” – Përplasja e Zhupës me punonjësit e Gardës (Video)


Me tensione është shoqëruar futja në sallën e parlamentit e deoutetëve të opozitës.

Punonjësit e Gardës kanë ushtruar kontrolle ndaj tyre për të shmangur futjen brenda të flakadanëve ndërsa nuk kanë munguar debatet.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kundërshtuar hapjen e çantës nga punonjësit e Gardës duke iu drejtuar atyre se e kishin kaluar tashmë në skander atë.

Në debat ka ndërhyrë edhe deputeti i PD-së Asllan Dogjani i cili i ka quajtur të turpshme veprimet e gardistëve.

Pjesë nga debati

Dogjani: A ka gjë në skander, pse duhet ta kontrolloni?

Punonjësi i Gardës: Të lutem…

Dogjani: Kaloje prapë në skaner.

Zhupa: Kam dy vjet deputete, s’më ka prekur kush sendet personale.  Kurt ë më hiqni imunitetin, atëherë hajde. Dogjani: Jo mor zotëri, jo, pse duhet me e hap çantën?! Nuk bëhet llaf të hap çantën.

Dogjani: Si ore s’e lejoni, a jeni  në terezi, ore a jeni në terezi, si nuk ju vjen turp. Po nuk pati gjë, ca do bëni? Jo pra fare, nuk hap çantën. Do hani…Hape rrugën, s’kam asgjë, hape rrugën.