Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Ngresi, gjyqtar nga Gjykata e Lartë.
Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:
Anëtare nga Kushtetuesja: , Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, zëvendësuese Marjana Semini
Anëtar nga Gjykata e Lartë, Sokol Ngresi, njëkoësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Dariel Sina
Anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, Alma Muça, zëvendësuese Arqile Koça
Anëtare nga Gjykata e Apelit, Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese, Ilirjana Olldashi
Anëtarë nga Prokuroria e Apelit, Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli