Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur prej tij me homologen italiane Meloni për ndërtimin në Shqipëri të një kampi për pritjen e emigrantëve të paligjshëm.
Ai shkruan se ndërsa në Serbi, Italia do ndërtojë fabrikë makinash, në Shqëpëri do sjellë 30 mijë amigrantë nga Afrika.
“Marreveshje Meloni -Vuçiç Italia ne Serbi nderton Fabrike makinash.
Marreveshje Meloni Rama ndersa ne Shqiperi sjell 30 mije emigrante nga Afrika.
Keto jane gjëmat dhe bëmat e matufit global Rama.” – shkruan Vasili.