Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme, në Vlorë, mbi sensiblizimin kundër dhunës ndaj grave, u shpreh se 11 raste vrasje grash nga bashkëshortët janë evidentuar gjate vitit te fundit në vendin tonë.
Lidhur me vrasjen e 30-vjeçares kosovare, Liridona Murseli, Koçiu vendosi në pah “fenomenin” e dhunës ndaj grave dhe vajzave në familje.
“Vrasja tronditëse më e fundit e ndodhur në Kosovë, ajo e Liridona Murselit na kujton për fat të keq se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë tone, për të çrrënjosur këtë fenomen”, theksoi ministrja.
Ndërkohë gjatë tre viteve fundit vetëm në qendrën e rehabilitimit “Vatra” ne Vlorë janë referuar 1074 raste te viktimave te dhunës me bazë gjinore dhe viktima të trafikimit njerëzor.
86 % e tyre kanë qenë gra dhe vajza. Në 307 raste nga këto, 1074 janë fëmijë .
Ndërkohë në rang kombëtar për vitin 2022 janë 2940 raste të raportuara për dhunë në familje, 143 raste te dhunës seksuale, nga te cilët 117 gra dhe vajza, si dhe 26 djem .
Po ashtu, janë denoncuar 178 dhunues te krimeve seksuale .
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, gjatë takimit, u shpreh se do të ketë një bashkëpunim të frytshëm me të gjitha qendrat e rehabilitimit për luftimin kundra dhunës me bazë gjinore.