Presidenti i samitit të klimës COP28, Sulltan Al Jaber, pretendoi se nuk ka “asnjë argument shkencor” që thotë se heqja e dalëngadaltë e karburanteve fosile është e nevojshme për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, në komente që kanë alarmuar shkencëtarët e avokatët e klimës.
Roli i ardhshëm i lëndëve djegëse fosile është një nga çështjet më të diskutueshme me të cilat vendet po përballen në samitin e klimës COP28. Ndërsa disa po shtyjnë për një “shkurtim me faza”, të tjerë po bëjnë thirrje për një gjuhë më të moderuar lidhur më çështjen në fjalë.
Disa raporte shkencore kanë treguar se lëndët djegëse fosile duhet të shkurtohen me shpejtësi për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5 gradë – qëllimi i marrëveshjes së klimës së Parisit dhe një prag mbi të cilin shkencëtarët paralajmërojnë se do jetë më e vështirë për njerëzit dhe ekosistemet të përshtaten.
Al Jaber i bëri komentet gjatë ngjarjes së panelit “Ajo ndryshon klimën” më 21 nëntor, e cila doli në dritë të dielën në një histori të publikuar nga “Guardian” dhe në videon që CNN e ka shqyrtuar. Al Jaber u pyet nga Mary Robinson, ish-presidente e Irlandës dhe kryetare në fuqi e Grupit të të Urtëve, një grup i pavarur krerësh botërorë, nëse ai do udhëhiqte në heqjen e përshkallëzuar të karburanteve fosile.
Në përgjigjen e tij, Al Jaber i tha Robinson-it, “nuk ka asnjë shkencë atje, apo asnjë skenar atje, që thotë se heqja e përshkallëzuar e karburanteve fosile është ajo që do frenojë ngrohjen globale nën 1.5 gradë”. Ai tha se kishte pritur që të vinte në takimin “Ajo Ndryshon Klimën” për të pasur një “bisedë të matur dhe të pjekur” dhe nuk “po regjistrohej në asnjë diskutim që është alarmant”.
Ai vazhdoi se qëllimi 1.5 gradë ishte “edhe objektivi i tij” dhe një ulje dhe heqje e përshkallëzuar e karburanteve fosile ishte “e pashmangshme”, por “ne duhet të jemi të vërtetë, seriozë dhe pragmatikë për këtë”.
Në një seri përgjigjesh ndaj Robinson-it, Al Jaber e pyeti atë: “Ju lutem, më ndihmoni, më tregoni një udhërrëfyes për heqjen e dalëngadaltë të karburanteve fosile që do lejojë një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik, përveç nëse dëshironi ta ktheni botën në shpella.”
Presidenca e Al Jaber në samitin COP28 ka qenë e diskutueshme nga disa grupe. Biznesmeni i Emirateve është i dërguari i Emirateve të Bashkuara Arabe për klimën dhe kryeson bordin e drejtorëve të kompanisë së saj të burimeve të rinovueshme, por ai gjithashtu drejton kompaninë shtetërore të Naftës Abu Dhabi (ADNOC).
Një zëdhënës i ekipit COP28 i tha CNN në një deklaratë se “kjo histori është vetëm një përpjekje tjetër për të minuar axhendën e Presidencës, e cila ka qenë e qartë dhe transparente dhe e mbështetur nga arritje të prekshme nga Presidenti i COP dhe ekipi i tij”.
“Presidenti i COP është i qartë se heqja graduale dhe heqja dorë nga karburantet fosile është e pashmangshme dhe se ne duhet të mbajmë 1.5C brenda mundësive”, duke shtuar, “ne jemi të ngazëllyer me përparimin që kemi bërë deri më tani dhe për ofrimin e një synimi ambicioz. Përpjekjet për të minuar këtë nuk do ta zbusin vendosmërinë tonë.”
Prodhimi i karburanteve fosile në vitin 2030 pritet të jetë më shumë se dyfishi i asaj që do ishte e nevojshme për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5 gradë, zbuloi një raport i fundit nga disa institucione shkencore, duke përfshirë Programin e Mjedisit të OKB-së. Ai raport përdori skenarë të paraqitur nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) për të arritur në përfundimin e tij.
Kapja e karbonit i referohet një grupi teknikash që synojnë të largojnë ndotjen e karbonit nga ajri dhe të kapin atë që prodhohet nga termocentralet dhe objektet e tjera ndotëse. Ndërsa disa argumentojnë se kapja e karbonit do jetë një mjet i rëndësishëm për zvogëlimin e ndotjes nga ngrohja e planetit, të tjerë argumentojnë se këto teknologji janë të shtrenjta, të paprovuara në shkallë dhe një shpërqendrim nga politikat për të ulur përdorimin e karburanteve fosile.
Shkencëtarët dhe grupet klimatike kritikuan ashpër komentet e Al Jaber.
Romain Ioualalen, udhëheqës i politikës globale në Oil Change International jofitimprurës, tha në një deklaratë se deklaratat e Al Jaber gjatë diskutimit në panel ishin “alarmante”, “mohuese për shkencën” dhe “ngrenë shqetësime të thella rreth kapacitetit të Presidencës për të udhëhequr bisedimet e OKB-së për klimën.”
Joeri Rogelj, një profesor i klimës në Imperial College London, tha se ai rekomandoi fuqimisht Al Jaber të rishikonte raportin e fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.
“Ai raport, i miratuar unanimisht nga 195 vende, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, tregon një sërë mënyrash për të kufizuar ngrohjen në 1.5°C – të gjitha këto tregojnë një fazë de facto të largimit të karburanteve fosile në gjysmën e parë të shekullit. A do ta kthejë kjo botën në shpella? Absolutisht jo”, tha ai në një deklaratë.
Mohamed Adoë, drejtor i institutit kërkimor për klimën Power Shift Africa, tha se vërejtjet e Al Jaber ishin një “thirrje zgjimi” për botën dhe negociatorët e COP28.
“Ata nuk do marrin asnjë ndihmë nga Presidenca e COP për të dhënë një rezultat të fortë në një fazë të heqjes nga karburantet fosile,” tha ai në një deklaratë.
Ky samit i COP do përmbyllë matjen e parë globale, ku vendet do vlerësojnë ecurinë e tyre në përparimin e veprimit të klimës dhe do përpunojnë të dhëënat dhe mënyrat se si ta çojnë botën në rrugën e duhur për të kufizuar ngrohjen globale,
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN