Izraeli po zgjeron operacionet e tij tokësore në të gjithë Rripin e Gazës, njoftuan të dielën Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
“IDF po rifillon dhe zgjeron operacionin tokësor kundër bastioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës,” tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një konferencë shtypi të dielën.
Hagari nënvizoi gjithashtu “rëndësinë e ndihmës ajrore të ofruar nga Forcat Ajrore për forcat tokësore”, duke thënë se sulmet ajrore kundër shtabit të terrorizmit, objekteve të prodhimit të armëve, tuneleve terroriste dhe vendeve të lëshimit të raketave kufizojnë kërcënimet e paraqitura kundër operacionit tokësor.
“Politika jonë është e qartë, ne do godasim me forcë çdo kërcënim të paraqitur kundër territorit tonë”, shtoi ai.