Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja do ‘katërfishojë’ prodhimin e municioneve – Shefi i Pentagonit


Shpenzimet për prodhimin e predhave të artilerisë nga Pentagoni janë pothuajse dyfishuar në vitet e fundit dhe do rriten edhe më tej, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Shkalla e lartë e përdorimit të artilerisë në Ukrainë mes konfliktit me Rusinë ka krijuar nevojën për të investuar edhe më shumë në municione”, u tha Austin pjesëmarrësve të Forumit të Mbrojtjes Kombëtare.

Shefi i Pentagonit tha: “Krahasuar me buxhetin e mbrojtjes nga vetëm pesë vjet më parë, ne po vendosim gati 50% më shumë para në municione.”

“Gjatë kësaj administrate, prodhimi amerikan i predhave të artilerisë do katërfishohet”, pohoi ai, pa zbuluar ndonjë shifër të saktë.

Austin tha gjithashtu se ushtria amerikane ka nisur “përpjekjen më ambicioze të modernizimit në gati 40 vjet për bazën tonë industriale të mbrojtjes”.

Ajo do shohë rreth 50 miliardë dollarë të akorduara për sektorin, duke mbështetur “dhjetëra mijëra vende pune amerikane në më shumë se 30 shtete”.

Gjatë udhëtimit të tij në Kiev dy javë më parë, Austin njoftoi një paketë të re ndihme prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë predha artilerie të kalibrit të ndryshëm.