Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç pas takimit me Meloni-n: Në Serbi do prodhohet modeli elektrik i ‘Fiat Panda’


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të dielën se pret që prodhuesi i automjeteve ‘Stellantis’ të prodhojë një makinë elektrike të tipit ‘Fiat Panda’ në qytetin qendror Kragujevac.

Vuçiç, i cili foli pas takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, nuk dha ndonjë datë specifike për nisjen e prodhimit.

Vuçiç tha se prodhimi i makinës ‘Panda’ elektrike do rriste tregtinë midis Italisë dhe Serbisë mbi 4.6 miliardë euro aktuale në vit.

Modeli i tanishëm i ‘Fiat Panda’ është ndërtuar afër Napolit në Itali dhe modeli i ri pritet të dalë rreth mesit të vitit 2024.

‘Stellantis’, e themeluar në vitin 2021 përmes bashkimit të PSA të Francës dhe Fiat Chrysler dhe qeveria serbe në vitin 2022 nënshkruan një marrëveshje prej 190 milionë eurosh për të prodhuar automjete elektrike në fabrikën e Kragujevacit, e cila më parë prodhonte modelin Fiat 500L.