Zbardhet dëshmia e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit (lokalet).
Në dëshminë e tij, sipas Balkan web, Beleri është shprehur se ka 7 muaj që nuk i jepet e drejta, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance.
“Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himares. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë.”, është shprehur Beleri.