Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se bleu vota për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, SPAK e çon për gjykim


SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim Klodian Kapidanin, i cili akuzohet se ka blerë vota për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ Fisnik Qosja në zgjedhjet vendore të 14 majit për bashkinë e Kavajës.

Sipas SPAK, ditën e zgjedhjeve, ai ka premtuar dhe u ka ofruar disa personave para me qëllim që të marrin pjesë në votime dhe të votojnë për Fisnik Qosen në Bashkinë e Kavajës.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.88 viti 2023 që bën fjalë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar fakti se i pandehuri Klodian Kapidani, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit”, thuhet në njoftimin e SPAK.