Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e burgut që dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten.
Sipas të dhënave policore, gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52 vjeçari e posedonte pa lejë.
Sakaq bashkëshortja e Durim Toskës ka tërhequr akuzën për dhune ne familje. Sa i takon armës që u gjet nga policia në shtëpinë e tij, Toska ka thënë që nuk kishte dijeni.
Kujtojmë që arrestimi i tij erdhi një ditë pasi Ministri Ulsi Manja nënshkroi shkarkimin e tij nga detyra.