Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi u dëmtua në firmën e hidrokarbureve në Elbasan, arrestohet drejtuesi teknik


Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës së hidrokarbureve në Balldre të Elbasanit ku një nga punonjësit u lëndua mbrëmjen e djeshme.

45-vjeçari ishte duke punuar në momentin e rrëzimit nga struktura metalike.

Në prangat e policisë ra shtetasi F.P banues në Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për shtetasin 45 vjeç, që ishte paraqitur në spital, për të marrë mjekim, pasi ishte rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që kishte qenë duke punuar në një firmë për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: F.P , banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.