Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE: Shqipëria ka luajtur rol kyç në rajon, aset për unionin


Ambasadori i sapoemëruar i BE-së në Tiranë,  Silvio Gonzato, foli për herë të parë për rolin kyç të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit, por edhe kontributin e dhënë në arenën ndërkombëtare.

Në tryezën e mbajtur në Tiranë për të ardhmen e Ballkanit në BE, ambasadori Gonzato tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk kishte probleme me fqinjët, ndërsa e vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë dhe qasjen e saj euroatlantike, si aset për bllokun evropian.

“Kam parë se sa të aftë kanë qenë diplomatët tuaj për të siguruar që Shqipëria si anëtare Këshilli i Sigurimit të mund të kontribuojë vërtet në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Qasja euroatlantike e Shqipërisë si dhe partneriteti i saj është një aset i madh i BE-së, pa asnjë diskutim. Një tjetër kontribut që mund të japë Shqipëria është roli kyç në Rajon, çka vlerësohet shumë si një faktor shënjues për stabilitetin në Rajon”.- tha Silvio Gonzato.