Vendosni fjalën kyçe....

BE do shtyjë tarifat mbi makinat elektrike të Mbretërisë së Bashkuar deri më 2027


Komisioni Europian ka propozuar shyrjen për tre vite të tarifave të BE-së mbi makinat elektrike që shiten apo importohen nga MB. Ajo vjen pasi makinabërësit paralajmëruan se nuk qenë gati për ndryshimin e rregullave tregtare të pas-Brexit të planifikuara nga janari.  

Ndryshimet kishin për qëllim të mbronin industrinë e makinave të BE, por tarifat prej 10% kishin gjasa të çonin në kosto të mëdha.  Vendet anëtare të BE ende duhet të miratojnë planin e Komisionit.

Ajo tha se ‘zgjatja e vetme’ do të mbronte industrinë e makinave të bllokut e cila ende po luftonte me ndikimet e pandemisë, pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe konkurrencën nga subvencionet e SHBA.  

Ajo shtonte se prodhimi i baterive çelësi për industrinë e makinave elektrike të rajonit,  kishte qenë më i ngadalshëm se ç’pritej.  ‘Rregullat e origjinës’ të BE-së që do të vinin nga janari do të kishin kërkuar që makinat elektrike të prodhuara nga BE të bëheshin kryesisht nga pjesë me burim lokal. 

Kjo do të kishte aplikuar për dërgesat e makinave në të gjithë Kanalin sipas kushteve të marrëveshjes brexit, Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit MB-BE.  Rregullat ishin hartuar për të mbrojtur industrinë evropiane nga importet e lira dhe do të kishin nënkuptuar efektivisht se makinat elektrike do të duhej të kishin bateri të prodhuara ose në MB ose në BE.

Makinat që nuk përmbushin kriteret do të përballen me 10% tarifa kur transportohen nëpër Kanal, në të dy drejtimet.

Rregullat e makinave elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve të makinave miliarda, por prodhuesit e makinave si në BE ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar kishin paralajmëruar se shumë do të luftonin për të përmbushur kriteret e reja, me prodhimin e baterive që nuk do të rritej aq shpejt sa pritej.  

Organizmat e industrisë paralajmëruan se rregullat do t’u kushtonin prodhuesve evropianë 3.75 miliard £ gjatë tre viteve të ardhshëm.

Kishte gjithashtu frikë se tarifat e larta mund t’i bënin makinat elektrike më të shtrenjta për t’u prodhuar dhe potencialisht të rritnin çmimet.  Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte kërkuar shtyrjen e rregullave.  Mbretëria e Bashkuar është deri tani tregu më i madh i eksportit për prodhuesit evropianë, me 1.2 milionë automjete që u dorëzuan në portet e Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar. 

Në të njëjtën kohë MB shet më shumë makina në BE se çdo rajon tjetër.  Ndonëse ka propozuar një shtyrje tre-vjeçare të rregullave, Komisioni Evropian tha se do të shtojë një klauzolë në marrëveshjen tregtare të Brexits, duke e bërë atë “ligjërisht të pamundur” që zgjatja të zgjasë më gjatë. 

Kjo, thoshte ajo, do të kyçej në rregullat e origjinës nga viti 2027. Komisioni tha gjithashtu se do të japë 3 miliard euro fonde gjatë tre viteve të ardhëshme për të ndihmuar rritjen e prodhuesve europianë të baterive.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC.