Vendosni fjalën kyçe....

Edhe sekretari i përgjithshëm i Mediut takohet me Pence…njësoj si Basha


Gjatë forumit të IDU të zhvilluar në Uashington të SHBA-ve ku ishin të ftuar përfaqësues të politikës shqiptare, ka qenë mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane Sention Zotaj.

Këtë e bën të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale kreu i i këasj force, zoti Fatmir Mediu, i cili thotë se Partia Republikane u përfaqësua nga një delegacion i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane Sention Zotaj.

Zotaj gjatë forumit të IDU u takua me ish ZV Presidentin e SHBA-ve Mike Pence, Kryetarin e IDU ish Kryeminitrin e Kanadasë Stephen Harper, Kongresmenin Max Miller etj.

Kujtojmë se edhe kreu demokrat Lulzim Basha ditën e djeshme, bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale, pjesmarjen e tij si i ftuar nderi në këtë forum, ku shpërndau edhe foto mes të tjerash edhe me ish zv Presidentin Mike Pence.

Washington DC.
🔹Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane gjatë forumit të IDU ku ishin dhe përfaqësues të tjerë të politikës shqiptare u takua me ish ZV Presidentin e SHBA-ve Mike Pence, Kryetarin e IDU ish Kryeminitrin e Kanadasë Stephen Harper, Kongresmenin Max Miller etj.
🔹Në Forumin e IDU në Washington DC, Partia Republikane u përfaqësua nga një delegacion i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane Sention Zotaj.” shkruan Mediu.