Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar për atentatin ndaj Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet në Maqedoninë e Veriut shqiptari nga Kosova


Remzi Azemi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person të shumëkërkuar nga Interpoli.

Remzi Azemi nga  Kosova kërkohet nga drejtësia e Ekuadorit, pasi dyshohet për ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri në vendin amerikanojugor, ngjarje e ndodhur në maj 2017 në Guayaquil.

Sipas mediave ekuadoriane, jajnë gjetur prova të mjaftueshme që e lidhin Azemin me atentatin që iu bë Hidrit, ku ky i fundit humbi jetën.

Azemi kërkohej nga autoritetet e Ekuadorit që në viutin 2021 ndërsa është arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

Pas përfundimit të procedurave pritet që ai të ekstradohet drejt Ekuadorit.

Më 30 nëntor 2017 ndaj Azemit është bërë një atentat në Guayaquil të Ekuadorit.

Ngjarja asokohe dysohet se kishte lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Azemi lëvizte me një automjet të blinduar, kur dy persona me motoçikletë iu afruan duke qëlluar në drejtim të tij 4 herë. Azemi ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare, si dhe vajzës 3.

Sipas policisë, Azemi kishte ndaluar automjetin, teksa bashkëshortja e tij po tymoste një cigare. Ajo kishte hapur përgjysmë xhamin e automjetit dhe pikërisht kjo hapësirë është shfrytëzuar nga atentatorët për të qëlluar në drejtim të tij. Azemi ka pasur më herët lidhje edhe me shqiptarin Ilir Hidri, 39-vjeçarin e vrarë më 30 maj të 2017-ës.

Remzi Azemi u arrestua në vitin 2014 gjatë një operacioni antidrogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, mes tyre shqiptarë dhe ekuadoras. Banda e Azemit akuzohej se ruante sasi të mëdha droge në Guayaquil, të cilën e kishin përgatitur për ta sjellë në Evropë.

Ata dyshoheshin se kishin infiltruar personel në zonat administrative të porteve, gjë që u mundësonte të merrnin listat e kontejnerëve dhe të zgjidhnin ato me destinacion Europën. 

Makina e blinduar me të cilën lëvizte Azemi në Ekuador, natën që u qëllua