Premiera e një prej filmave ikonë të kinematografisë shqiptare, “Lulëkuqet mbi mure”, tashmë të restauruar, do të mbahet sot në Kinema Millenium në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa fragmente nga filmi i restauruar ku fton të gjithë që ta ndjekin në kinema.
Rama shprehet se filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat.
“Me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, i cili iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.