Vendosni fjalën kyçe....

“Mosbindja civile kryefjala e betejës pa kthim të opozitës në Kuvend” – Zotohet Berisha


Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha sot se opozita do vijojë betejën pa kthim në Kuvend duke bërë thirrje për mosbindje civile.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu ai tha se Rama e deputetët socialistët e miratuan buxhetin në vetëm 5 minuta seancë.

Po kështu ai paralajmëroi se edhe në seancën e nesërme do ketë aksion të deputetëve të opozitës.

“Nuk jemi ne në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimet për buxhetin, por përkundrazi ne kemi organizuar me specialistët më të mirë të vendit, tre debate televizive ku ekspertët tanë kanë shprehur sugjerimet dhe mendimet për buxhetin. Për herë të parë që deputetët e Edi Ramës dolën nga selia, ata u vërsulën me një tavë bakllavave në një klub. U justifikuan se buxheti simbolizon bollëkun, siç u shijonte bakllavaja. Përçmimi i tyre ndaj qytetarëve, se ne nuk ndërprisnim kurrë një debat të zgjeruar me qytetarët, por nuk mund të shkonte Rama te qytetarët, se ata do i hidheshin në fyt. Ai zgjodhi mbylljen. Mosbindja civile është kryefjala e betejës pa kthim të opozitës në Kuvend. Vazhdojmë betejën.” – tha Berisha.