Kreu i Rithemelimit Berisha dhe pesë deputetë demokratë janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendit.
Sekretariati i Etikës i mbledhur pasditen e sotme ka pranuar kërkesën e deputetëve të PS-së për përjashtimin e tyre pas trazirave në seancën e fundit.
Deputetët e tjerë të përjashtuar janë Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi e Elda Hoti.
Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu më herët pasditen e sotme, Berisha paralajmëroi se mosbindja civile e aksioni i opozitës në Kuvend nuk do ndalet.