Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për përndjekjen dhe kanosjen e ish të dashurës së tij. Në pranga ka rënë Ermal Cane, banues në Lushnjë.
Mësohet se ka qenë ish- e dashura e tij 24 vjeçare ajo që ka bërë kallëzimin se Ermal Cena e përndiqte. Më pas ai e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.