Policia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas.
Universiteti ka thënë në platformën X se ka të shtëna në kampus.
Policia në Las Vegas tregoi se janë disa viktima si pasojë e sulmit në kampus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Më vonë policia raportoi se i dyshuari “ishte gjetur” dhe kishte vdekur.
Policia u bën thirrje banorëve që ta shmangin praninë në atë zonë.