Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Kim Jong Un qan para qindra grave, u bën thirrje të lindin më shumë fëmijë


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u lut me lot në sy që  gratë e vendit të tij që të kishin më shumë fëmijë për të kompensuar rënien e lindshmërisë. I shoqëruar nga udhëheqës të tjerë, Kim tha se rritja e popullsisë do të ndihmonte në forcimin e vendit ndërsa anëtarët e audiencës qanin të emocionuar.  

“Ndalimi i rënies së lindshmërisë dhe sigurimi i kujdesit dhe edukimit të mirë të fëmijëve janë të gjitha çështjet tona familjare që duhet t’i zgjidhim së bashku me nënat tona”, tha Kim në fjalimin e tij, shkruan New York Post.

Sipas agjencisë qeveritare të statistikave të Koresë së Jugut, gruaja mesatare e Koresë së Veriut pritej të kishte 1.79 fëmijë në vitin 2022, nga 1.88 që ishte në vitin 2014.

Ndërsa ky numër është shumë më i lartë se në Korenë e Jugut rivale, ku norma e fertilitetit u zhyt në 0.78 në vitin 2022, Kim pohoi se gratë e Koresë së Veriut duhej të rritnin lindshmërinë e tyre, ndërsa fliste me lot në sy.