Vendosni fjalën kyçe....

Abuzimi me dopingun, Pogba rrezikon 4 vjet pezullim


Prokurorët sportivë italianë kanë kërkuar pezullim për 4 vjet për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba pas akuzave për doping.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”

Ylli francez ishte suspenduar në muajin shtator pas testit të bërë nga organizata kombëtare italiane e anti-dopingut, ku u detektua prezenca e testosteronit, një hormon që e rrit qëndrueshmërinë e sportistëve, pas fitores së Juventusit me rezultat 3:0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A ndaj Udineses, më 20 gusht.

Testi i tij pozitiv u konfirmua edhe nga kundër-analizat në kampionin e dytë në muajin tetor.

Duke e pasur parasysh se ish-futbollisti i Manchester Unitedit është 30 vjeç, ai mund të vendos që ta mbyllë këtu karrierën futbollistike.

Pogba dikur ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë.