Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Grupi i PD-së i bashkuar, po punojmë për një projekt të përbashkët politik


Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi deklaroi se PD është e bashkuar dhe se aktualisht është duke punuar për një projekt të përbashkët politik, pavarësisht se Lulzim Basha dhe disa deputet vijojnë të mos i bashkohen aksionit opozitar.

Bardhi tha në emisionin “Opinion”, grupi i deputetëve të PD-së do të vijojë të jetë i bashkuar në parlament dhe se janë duke punuar për të gjetur zgjidhje brenda forcës politike që përfaqësojnë.

Pjesë nga diskutimi:

Gazment Bardhi: Jemi bashkarisht duke punuar dhe do të gjejmë zgjidhje për të bashkuar PD-në. Sa herë kam dalë në studio, ju kam bërë thirrje deputetëve që të bashkohemi të gjithë bashkë kundër kundërshtarit tonë politik, që në rastin konkret është Edi Rama. Nuk do të më dëgjoni kurrë të futem në konflikt me partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë kontribuar për bashkimin e Shqipërisë.

Pyetje: A ka zgjidhje Bardhi?

Gazment Bardhi: Zgjidhja për partinë, do të jeni të sigurtë që me pjekurinë që keni treguar me faktin që shumica e deputetëve të PD-së janë ndërgjegjësuar që të ndarë, i fituar është vetëm Edi Rama. Për mua nuk ka asgjë më shumë rëndësi se bashkimi i PD-së. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet e mia politike. Kam deklaruar se është i nevojshëm bashkimi i opozitës do të vazhdoj të punoj për këtë.

Pyetje: Duket sikur ky lloj kaosi në parlament mban grupin e PD-së të bashkuar. Cili është hapi i mëtejshëm?

Gazment Bardhi: Grupi i PD-së është bashkuar para se të niste ky aksion dhe do të vazhdojë të jetë i bashkuar. Ai grup deputetësh që është bashkuar, do të vijojë të jetë i bashkuar në parlament. I njëjti grup është duke punuar për një projekt të përbashkët politik. Të jeni të sigurtë se shumë shpejt të njiheni me një projekt të përbashkët politik të këtij fronti opozitar.