Ekspertët e policisë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar sot në parlament për të ekzaminuar sallën e për të mbledhur prova pas tymueseve të lëshuara nga deputetët demokratë në seancën që zgjati vetëm 7 minuta e 42 sekonda.
Njësoj si në serialet e njohur televizivë, CSI e X Files, të veshur ke kostumet e zakonshme të bardha, maska e mjete të tjera, ata janë futur në sallë duke dokumentuar gjithçka.
Edhe para tre ditësh në seancën e së hënës ata shkuan në parlament pas seancës kaotike e tymueseve të hedhura nga deputetët demokratë.