Vendosni fjalën kyçe....

Forca e Mbrojtjes së Izraelit eliminon dy operativë të lartë të Hamasit


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë vrarë dy zyrtarë të inteligjencës të Hamasit.

Sipas njoftimit të IDF, operativët e Hamasit u eliminuan në bazë të informacioneve të sigurta të inteligjencës.

Zëdhënësi Daniel Hagari tha se avionët luftarakë të IDF, të drejtuar nga ushtria dhe shërbimi i sigurisë izraelite, vranë zyrtarin e lartë të inteligjencës ushtarake Abd Elaziz Rantisi dhe Ahmed Ayyoush, një anëtar i “sistemit të zbulimit” të Hamasit.

Hagari shtoi se Rantisi ishte përgjegjës për “të gjitha vëzhgimet e Hamasit” dhe ndihmoi në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit.