Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO njofton masën e sigurisë për Granit Gjanën, tregon arsyen e dorëheqjes


GJKKO konfirmoi sot masën e sigurisë ‘pezullim detyre’ për Prefektin Granit Gjana. Ai është në hetim për abuzim me tenderat gjatë kohës kur ishte  zv.kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte detyrën e kryetarit pas shkarkimit të Safet Gjicit.

“U dorëhoqa si Prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar” tha Granit Gjana pas seancës.

Ai akuzohet se ka kryer shkelje me tenderat e karburantit të bashkisë me vlerë 21 milionë lekë, duke mos lejuar një kompani të marrë pjesë në garë.