Vendosni fjalën kyçe....

Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, armë, pajisje, harta që nga koha e Ilirisë (Video)


Është hapur Muzeu i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Muzeu ndodhet në Bërzhitë ndërsa aty janë ekspozuar në 5 pvione të veçanta armë, pajisje, objekte e sende të ndryshme si dhe harta që nga epoka e Ilirisë deri më sot.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë.” – shkruan Rama në Facebook.