Lëvizja Hezbollah në Liban njoftoi se ka kryer një sulm në tre pika ushtarake izraelite. Hezbollahu ka bërë një deklaratë për sulmet që ka kryer kundër Izraelit nga jugu i Libanit. Në deklaratë thuhet se pikat ushtarake izraelite Ramim, Merj dhe Baruk, që ndodhen në vijën kufitare, janë goditur me “armë adekuate”.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, ushtria izraelite kreu një sulm ajror intensiv në disa pika në vendbanimin e Kuninit, që ndodhet në rajonin kufitar të Libanit. Në raportim thuhet se studentët që studionin në një institut u plagosën lehtë si pasojë e goditjes nga copa xhami të thyera në sulm.
Në pamjet e publikuara në mediat libaneze, shihet se një shpërthim i madh ka ndodhur në Kunin nga sulmi izraelit. Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori, kanë vdekur 90 anëtarë të Hezbollahut, 1 ushtar libanez dhe 6 ushtarë izraelitë. Përleshjet çuan gjithashtu në vdekjen e 23 civilëve, duke përfshirë 3 fëmijë dhe 3 gazetarë në Liban dhe 4 civilë në Izrael.