Vendosni fjalën kyçe....

Klosi replika me Bardhin: Mos kujtoni se na vjen keq që po digjeni, më mirë për mua që shkërmoqeni


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shkëmbyen replika lidhur me situatën politike dhe kaosin në Kuvend.

Klosi i tha Bardhit që është më mirë që i shikon të shkërmoqen dhe se nuk i vjen keq që po digjen. 

Replikat:

Blendi Klosi: Po të ndërtojnë një kërkesë për një komision bazuar në ligj dhe në kushtetutë dhe padyshim që do të vijojë procesi parlamentar. Kjo është një mënyrë që ato po e zgjedhin për të bërë politikë. Ne nuk kemi ndryshuar rregulloren, kemi futur diskutimin për ndryshimin e rregullores në parlament që do jetë një ligj si të gjithë të tjerët që do të diskutohet në parlament. Në atë parlament jemi për të votuar ligje, jo për të hedhur fishekzjarre.

Gazment Bardhi: As për të votuar ligjet e Klod Mërtirit.

Blendi Klosi: Patjetër. O Bardhi mos bëj kot sikur ke ndonjë informacion. Informacionet që ke nxirri, mos m’i mbaj sekret.  

Gazment Bardhi: A e njeh Klod Mërtirin, a e ke takuar ndonjëherë?

Blendi Klosi: Bëhu burrë dhe trego se çfarë di.

Gazment Bardhi: Po të pyes ty, a e ke takuar ndonjëherë Klod Mërtirin? A ke ndarë interesa financiare me të?

Blendi Klosi: Kurrën e kurrës, kurrën e kurrës nuk kam pasur asnjëherë raport me të.

Blendi Klosi: Po të them prapë, bëhuni njerëz normal e bëni politikë normal, nëse do të vazhdoni këtë rrugë, për mua vazhdo.

Gazment Bardhi: Për mua normalitet është të mos jem bashkëpunëtor i Vangjush Dakos.

Blendi KlosiPër mua më bën shumë mirë që ju të shkërmoqeni. Mos kujto që na vjen keq që jeni copë. Mos kujto se nuk po përgatitemi të ju mundim prapë. Kjo është zgjedhja juaj. Vazhdo digjuni. Do ju mundim përherë.