Vendosni fjalën kyçe....

Lazio drejt shitjes të Elseid Hysaj-t, problem paga e tij e majme


Drejtuesit e Lazios kanë ndërmend të shesin mbrojtësin Elseid Hysaj. Shkodrani këtë sezon ka luajtur në tetë takimet e Serie A, teksa nuk shihet si titullar as nga Mauricio Sarri.

Për këtë, janari mund të jetë merkato kur 29-vjeçari i Kombëtares do duhet të ndërrojë ambient.

Sipas “Corrieredellosport” problem për një shitje të mundshme mund të bëhet paga e tij e majme prej 2.2 milionë eurosh neto në sezon, me lojtarin që ka kontratë me kryeqytetasit dëri në verën e 2025 dhe nuk do pranonte të ndërronte ambient për një pagë më të ulët.

 E gjitha vjen në vazhdën e ndryshimeve te Lazio, me “Shqiponjat” që kërkojnë të rifreskojnë mbrojtjen. Me 80 ndeshje të luajtura edhe në Kombëtare, Hysaj është ndër veteranët e Serie A pasi luan prej 11 vitesh në elitën e futbollit në Itali.