Vendosni fjalën kyçe....

“Mos e prek karrigen…ik moj vajzë andej ti” – Demokratët përplasen me Gardën në parlament (Video)


Deputetët demokratë janë përplasur me punonjësit e Gardës teksa sot mbahet seanca për miratimin e buxhetit 2024.

Deputetët Salianji, Dogjani, Nallbati e të tjerë janë përpjekur të mbledhin karriget e deputetëve në mes të sallës së parlamentit siç kanë bërë në seancat e mëhershme po janë penguar nga punonjësit e Gardës.

Në videon e publikuar duken deputetët teksa shtyjnë përpara me karrige në dorë ndërkohë që punonjësit e Gardës përpiqen t’i frenojnë.

Salianji dëgjohet diku i drejtuar punonjësve të Gardës me fjalët: “Hiqi duart, nuk ke detyrë ti të zësh vendet e deputetëve aty. Hajde sillni të tjera, hajde.”

Ndërsa deputeti Dogjani i drejtohet një punonjëseje duke i thënë: “Ik moj vajzë ti andej.”

Për seancën e sotme janë të përjashtuar kreu i Rithemelimit Berisha, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi e Elda Hoti.

Ata u  përjashtuan nga Kuvendi pas kërkesës së PS-së për sjelljen e tyre në seancën e fundit.

Në një deklaratë dje, Berisha tha se mosbindja civile e aksioni i opozitës nuk do ndalet.