“Bomberi” kosovar, Florent Hasani i “Bardhebluve” të Tiranës dhe Bekim Balaj i Vllaznisë janë deri më tani dy pretendentët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë” të Superiores, me “pistonat” e sulmit, që kanë shënuar deri ma tani, respektivisht 9 e 8 gola.
Të dy sulmuesit kanë marrë rolin e liderit në skuadrat e tyre e me gjasa do të kenë një duel mes tyre deri në fund për trofeun indidivual, gjithmonë nëse ndonjëri prej tyre nuk largohet në merkaton e dimrit. .
Hasani është përfolur shumë për një largim nga bardheblutë, megjithatë deri më tani nuk ka diçka zyrtare e në krahun tjetër, goleadori Balaj u rikthye në kampionatin shqiptar për të ndihmuar skuadrën e qytetit të tij, me qëllimin për të fituar titullin kampion.
Ndëkaq, përsa i përket renditjes momentale, në tabelën e Superiores, “Bardheblutë” e Tiranës ndodhen në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa “Kuqeblutë” e Vllaznisë numërojnë 5 pikë më pak se kryeqytetasit, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.