Vendosni fjalën kyçe....

Nis mes tymueseve seanca në Kuvend, demokratët presin me thirrjet ‘turp, turp’ Ramën


Ka nisur mes tymit të tymueseve të hedhura e karrigeve në mes të sallës, seanca e sotme plenare ku pritet të miratohet buxheti 2024. Demokratët e pritën me thirrjet ‘turp, turp’ kryeministrin Rama teksa ky i fundit është futur në sallë.

“Fati i një njeriu nuk mund të jetë fati i shqiptarëve, Nuk mund ta merrni peng Kuvendin.” – tha kryetarja e Kuvendit Nikolla në nisje të seancës.

Ndërkohë ajo përjashtoi nga seanca demokratin Asllan Dogjani.