Lufta Izrael-Hamas ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Njerëzit janë aq të uritur sa tentojnë të hyjnë në magazinat e OKB-së për të rrëmbyer gjithçka që mund të gjejnë dhe çdo ushqim të mundshëm.
Në çdo cep mund të shohësh fëmijë të tmerruar nga zhurmat e sulmeve ajrore.
Ndërsa familjet përdorin ujin e detit për t’u larë. Burra që presin pemë në varreza për t’i përdorur si lëndë djegëse për të pjekur bukë. Dhe mëngjesi nis me frikën nëse familjarë, të afërm, fëmijë, prindër i kanë mbijetuar apo jo luftës dymujore në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
Ibrahimi, një shkrimtar 50-vjeçar ka përshkruar situatën e vështirë, imazhet e tmerrshme në spitale dhe gjendjen e rëndë të njerëzve të zhvendosur dhe që flinin në qiell të hapur ose në tenda ishin vetëm dëshmitë e dukshme të katastrofës humanitare të përjetuar nga të gjithë në Gaza.
“Më shumë se një herë, të zhvendosurit u tmerruan e frikësuan dhe kanë sulmuar edhe magazinat e UNRWA-s, sepse uria nuk është më pak vdekjeprurëse sesa granatimet,” tha ai, duke shtuar: “Kjo tragjedi duket se nuk është e dukshme për botën. Skenat e kufomave, gjymtyrëve njerëzore, gjaku dhe granatimet janë të dukshme dhe kjo krizë po shkakton zemërim tek njerëzit e Gazës”, ka shkruar ai.
Babai i pesë fëmijëve, Ibrahimi është në mesin e qindra mijëra njerëzve që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Gazën veriore për të kërkuar strehim në territoret jugore, pas sulmeve të ashpra midis Izraelit dhe Hamasit.
Pas një armëpushimi shtatë-ditor që përfundoi më 1 dhjetor, fluksi i kamionëve me ndihma humanitare nga Egjipti në Gaza është zvogëluar ndjeshëm dhe sasi të kufizuara ndihme po arrijnë në skajin jugor.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha sot se për katër ditë radhazi, Rafah në kufirin me Egjiptin është i vetmi vend në Gaza ku shpërndarja e ndihmave ka qenë e kufizuar. Kjo do të thotë rafte bosh dyqanesh, pak mallra në dispozicion dhe një kthim në tregtinë e shkëmbimit.
“Ne djegim qymyr dhe pjekim për të ushqyer fëmijët tanë. Ushqimi është shumë i kufizuar”, ka treguar më tej Ibrahimi.