Vendosni fjalën kyçe....

Procesi i plotësimit të vakancave në SPAK, ambasada e SHBA: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit


Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për plotësimin e vakancave në SPAK. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se po ndjek nga afër procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e tre vendeve vakante.

Ndër të tjera SHBA konfirmon se mbështet Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit.

“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për prokurorë që aplikojnë për tre vendet vakante të fundit në SPAK. 

Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë. 

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës. SPAK mbetet një pjesë kritike e kësaj përpjekjeje”, shkruar Ambasada e SHBA.