Vendosni fjalën kyçe....

Profesori në SHBA hap zjarr në universitet, vret 3 persona, qëllohet për vdekje nga policia


I dyshuari për të shtënat në Las Vegas ishte një profesor i cili kohët e fundit aplikoi për një punë në UNLV, thotë burimi i AP.

Burri i dyshuar se qëlloi për vdekje tre persona dhe plagosi një tjetër në një universitet të Las Vegas të mërkurën, ishte një profesor i cili kërkoi një vend pune në shkollë po pa sukses, tha për Associated Press një zyrtar i zbatimit të ligjit me njohuri të drejtpërdrejta të hetimit.

Autori i armatosur u vra në një shkëmbim zjarri me forcat e rendit, tha policia. Sulmi në Universitetin e Nevadës, Las Vegas shkaktoi valë tronditëse në një qytet ende të plagosur nga vdekja e 60 njerëzve në të shtënat masive të vitit 2017.

I dyshuari ka punuar më parë në Universitetin e Karolinës Lindore në Karolinën e Veriut, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti. Policia nuk e identifikoi menjëherë personin e armatosur, viktimat apo një motiv të mundshëm.

Pas raporteve për të shtëna, forca të shumta policie shkuan në vendngjarje ndërsa studentët dhe profesorët u strukën brenda klasave dhe dhomave të konviktit.

Policia tha se të shtënat filluan në katin e katërt të ndërtesës që strehon Shkollën e Biznesit Lee të Universitetit të Las Vegasit. Personi i armatosur shkoi në disa kate përpara se të vritej në një shkëmbim zjarri me dy detektivë të universitetit jashtë ndërtesës, tha shefi i policisë së UNLV, Adam Garcia.